Çifti fitues i edicionit të pare të “Love Island” në Tv Klan, Ueda dhe Arlindi, janë bërë prindër për herë të parë. Në jetë ka ardhur vogëlushja e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Amea.
Në një postim në rrjetin social, Ueda dhe Arlindi kanë zbuluar emrin e vajzës së tyre, krahas të cilës kanë thënë se zemrat e tyre janë të mbushura me dashuri.
Krahas mbishkrimit, ata kanë shpërndarë dhe një foto mjaft të ëmbël të vogëlushes së tyre.
“Amea, jemi të bekuar që jemi prindërit e tu. Zemrat tona janë të mbushura me dashuri. 20.07.24”, shkruajnë ata.
Edicioni i parë i “Love Island Albania” në Tv Klan e përmbushi më së miri qëllimin e tij, jo vetëm duke gjetur dashurinë e vërtetë, por edhe më mirë se sa e kanë pritur të gjithë: Një bebe erdhi në jetë nga fryti i dashurisë!
Vërtetësinë e lidhjes së tyre, çifti triumfues e vulosën edhe në natën finale të 5 Nëntorit, ku Arlindi i propozoi për fejesë partneres së tij Uedës në studio./tvklan.al