Riti i mbulimit të nuses me duvak ditën e martesës të quajtur edhe “koka në thes” është konsideruar shpeshherë si një zakon mesjetar. Njohësja e etnografisë, Rita Shkurtaj shpjegon për “Aldo Morning Show” në Tv Klan se në të vërtetë origjina e këtij riti është krejt ndryshe nga ajo që mendojmë. Duvaku nuk ishte një metodë nënshtrimi, por një masë sigurie për nusen dhe dasmorët.

Rita Shkurtaj: Në të vërtetë, fakti që sërish e lidh me pjesën e luftës por njëkohësisht edhe ajo tendenca që ndoshta-ndoshta, disi për t’i prerë rrugën dasmorëve, nëse dikush që e njihte që është vajza e filanit që është në gjak dhe po krijohen polemikat… arsyeja e fshehjes ka qenë për siguri.

Aldo: Mua më shkoi mendja për xhelozi.

Rita Shkurtaj: Jo, ka qenë për siguri dhe siguria është bërë nëpërmjet kësaj forme por njëkohësisht është mbrujtur, kjo është kthyer në një detyrim moral a ligjor,  merre si të duash dhe pothuajse është e pranishme në të gjitha trevat e Shqipërisë.

Aldo: Aq që më ka shkuar mendja për siguri.

Rita Shkurtaj: Është për siguri. Për ata që duket sikur është një tendencë mesjetare, në të vërtetë nuk është e tillë, për më tepër ka qenë për t’u dhënë një farë sigurie rrugëtarëve, ka pasur raste që krushqit kanë bërë dy ditë rrugë për të shkuar për të marrë nusen dhe dy ditë për t’u kthyer. Për shembull, në  Kelmend të Malësisë së Madhe mund të jetë fejuar vajza dhe është dashur ta ulin në Lezhë. Atëherë s’ka pasur makina dhe është dashur të bëjnë këmbësorin./tvklan.al