Hillary Clinton nuk e përjashton kontestimin e legjitimitetit të fitores së Donald Trump, në presidencialet e 2016-ës.

Në një intervistë radiofonike, ish zonja e parë deklaroi atë që është spekuluar prej kohësh. Nëse pas hetimeve të çështjes Russiagate, do të dalë në dritë një përfshirje e Rusisë edhe më e thellë se ajo që është imagjinuar, atëherë Clinton do të kontestojë zyrtarisht fitoren e presidentit Trump.

Komentet e Clinton përforcojnë dyshimet e saj të dhjetë muajve më parë, kur Trump mori Shtëpinë e Bardhë, se presidenti është ndihmuar nga Rusia për të marrë postin

Clinton gjithnjë ka thëne se ajo e pranoi menjëherë fitoren e Trump dhe mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit vetëm për shkak të ndjenjës së detyrës, për të garantuar një kalim paqësor të pushtetit në vend.

Ish kandidatja demokrate shpjegoi më tej se është optimiste për Shtetet e Bashkuara dhe nuk beson se ekziston një mekanizëm që mund të manipulojë rezultatin e ditës së votimeve.

Tv Klan