Gazetari: “Në një kohë kur në tregjet ndërkombëtare çmimet e arit të zi janë ulur me gati 23% brenda një muaji, në tregun vendas çmimet e karburanteve siç e tregon dhe kjo tabelë janë ulur me vetëm 3%.”

Në dallim nga 2 javë më parë vihet re se çmimet e karburantit në vend janë ulur mesatarisht 5 lekë për litër. Gjatë një vëzhgimi në disa nga pikat e pakicë në kryeqytet konstatohet se sot nafta Eurodiesel është shitur për 165 deri në 167 lekë për litër. Ndërsa nafta e cilësisë D2 është kuotuar 5 lekë më pak pothuajse në të njëjtin nivel sa edhe benzina.

Ekspertët e ekonomisë mendojnë se grosistët kanë mjaft hapësirë për të mbajtur çmimet e karburantit në vend në shifra edhe më të ulëta. Prandaj një situatë e tillë që nuk pasqyron lëvizje drastike në bursat ndërkombëtare cilësohet prej tyre si abuzive./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro