Kolumbia është kualifikuar në gjysmëfinalet e Copa America duke eliminuar Perunë, pas goditjes së 11-metërshave.
120 minuta lojë nuk patën shumë emocione, pasi skuadrat u treguan të kujdeshme. Te goditjet e penalltive hero i vërtetë ishte portieri Ospina. Reaultati përfundimtar ishte 4 – 2.
Përfaqësuesja kolumbiane do të presë skuadrën që do të shkojë më tej, në takimin Kili – Meksikë.
Në gjysmëfinale është edhe vendi mikpritës i aktivitetit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rivali i radhës do të dalë nga takimi Argjentinë – Venezuelë.
Tv Klan