Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u realizua testimi operacional teknik i Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e vlefshme për zgjedhësit që votojnë nga jashtë Shqipërisë.

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se platforma siguron regjistrimin e votuesve nga jashtë përmes internetit, pa qenë nevoja të paraqiten në ndonjë zyrë, ambasadë apo konsulatë.

Celibashi siguroi se në krijimin e platformës janë marrë në konsideratë edhe të gjitha aspektet që lidhen me përdorimin e të dhënave personale dhe mbrojtjen e tyre.

Platforma do të ketë shërbim chatbot (komunikim i drejtpërdrejtë), për të gjithë ata aplikues që nuk janë të familjarizuar me teknologjinë e informacionit, sidomos personat e moshuar.

Ata do të asistohen për regjistrimin në platformë përmes Whatsapp apo e-mail-it në komunikim të drejtpërdrejtë me KQZ-në. Celibashi theksoi po ashtu se shqyrtimi i kërkesës për të votuar si votues nga jashtë bëhet 100% në mënyrë automatike.

Kjo ndodh nëse përputhen të dhënat që ngarkon aplikuesi me databazën e të dhënave që janë në sistem.

Klan News