Djali i Jonida Maliqit feston ditën e sotme 10 vite jetë dhe në këtë ditë kaq speciale nuk kishte si të mungonte një urim publik nga artistja. Krahas një fotoje të djalit të saj, këngëtarja i ka dedikuar fjalët më të bukura Danit.
“Sot më mungojnë fjalët sepse asnjë prej tyre nuk e përshkruan dot dashurinë sublime që kam për ty biri im. Këto 10 vjet kanë ikur sa hap e mbyll sytë”, shkruan Jonida.
Po ashtu, Maliqi është kthyer pas në vitin 2011, kur mori pjesë në “Kënga Magjike” me këngën “Thesar pa emër” dedikuar Danushit të saj.
“Kjo mbetet kënga më e dashur për mua dedikuar krijesës më të bukur në botë, Danushit tim! “Thesar pa emër” Kënga Magjike 2011”, ka shkruar Jonida krahas videos të interpretimit të kësaj kënge./tvklan.al