Mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Love Story 2” Kristi ka zgjedhur Lilin për takimin e radhës, por vetëm pak ditë më parë gjatë “Talk” ata nuk kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin duke refuzuar edhe takimin në dhomën e kuqe.

Xheni: Takimin Lili e ka lypur.

Në studion e Talk moderatori Eni Shehu ka pyetur Kristin për marrëdhënien e tyre.

Eni: A ka një dashuri-urrejtje mes teje dhe Lilit?

Kristi: Apsolutisht që po.

Liljana: Apsolutisht që ka dhe nuk e di ku do shkojë, është thjesht urrejtje-dashuri, dashuri-urrejtje gjithë kohën.

Kristi: Do ketë gjëra të bukura mes meje dhe Lilit…

Opinionistja Xhensila Pere ka dashur të di se përse Kristi e ka hedhur trëndafilin.

“Në atë moment thash Lili është mbretëresha ime e ‘rock and roll’ si shigjetë dashurie e gjeti pikën. Ishte gjesti më romantik që kam bërë…” /tvklan.al