Miqtë e Klan Radio, Dasara Karaiskaj, Ardit Murataj dhe Gerta Heta e cila nga e enjtja nis rrugëtimin e saj të ri me “Gerta on Board” u gjendën në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan për një bisedë për radion.
Diskutimi përfshiu jo vetëm programacionin e Klan Radio, por edhe karrierat e tyre, magjinë e radios, lidhjen me dëgjuesin, imagjinatën që ngacmohet, muzika e rastësishme që të kthen pas në kohë e që duket se asgjë nuk ia zbeh shkëlqimin mikrofonit.
Por njësoj si miqtë në studio, edhe moderatorja Katerina Trungu ndan një eksperiencë të bukur me radion. Ajo aty ka pasur fillimet e saj të karrierës, por ka gjetur edhe dashurinë e jetës me të cilin sot ka një familje shumë të bukur me dy djem, Deon e Dartin.
Katerina Trungu: Ishte kënaqësi që folëm për radion që për mua mbetet realisht një gjë shumë e bukur, dashuri jashtëzakonishte e madhe. Tani unë kam edhe ato historitë e mia që kam gjetur dashurinë e jetës në radio këshu që…
Ardit Murataj: Ooo!
Dasara Karaiskaj: E shikon?
Ardit Murataj: Atëherë Kati…
Katerina Trungu: Po, po, është ajo dashuria DJ dhe spikere…
Dasara Karaiskaj: Unë po vë sfondin, ti fillo intervistën.
Ardit Murataj: Si ka ndodhur?
Katerina Trungu: Eh ja kështu… duke prezantuar këngët, DJ sigurisht më plotësonte preferencat.
Ardit Murataj: Ja pra miq!
Katerina Trungu: E shikoni çfarë bën radioja apo jo? Sot kemi dy fëmijë, kjo është historia./tvklan.al