Prezantimi i buxhetit 2017 në Shëndetësi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë është shoqëruar me debate nga Minsitri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe deputetë të opozitës. Demokratët hodhën akuza për dhënien me koncesion të 18 laboratorëve mjekësorë në spitalet e vendit, që është planifikuar gjatë vitit të ardhshëm, për koncesionet e dhëna më parë dhe për funksionimin e sistemit shëndetësor në tërësi.
Duke iu referuar koncesionit të Check up -it, opozita thotë se partneriteti publik – privat nuk ka funksionuar, shpenzimet rriten vetëm për koncesionet të cilat, sipas saj, i jepen njerëzve që s’kanë lidhje me shëndetësinë. Kjo është kundërshtuar nga Ministrit Beqaj, i cili thotë se buxheti 2017 është financimi më i madh publik i shëndetësisë në 25 vjet.
Pas kallëzimit të bërë në Prokurori për koncesionin e Check up -in, opozita lajmëroi se po përgatit një tjetër kallëzim për aferë korruptive në shëndetësi.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë hapësirat e parteneritetit publik privat janë për të plotësuar sot disa nevoja imediate që financat publike nuk kanë ende mundësi t’i përballojnë.
Tv Klan