Një defekt në linjën e transmetimit të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike ka lënë për disa orë pa furnizim banorët e disa qyteteve në vend. Durrësi, Fieri, Lushnja, Berati dhe Vlora ishin zonat ku energjia mungoi dhe bizneset nisen të ndezin gjeneratorët për të mos pasur dëme ekonomike nga ky defekt.


OST bëri me dije se në orën 17:37 të së Dielës si pasojë e një defekti në linjat e transmetimit 220 KV kanë ngelur pa energji elektrike rajonet Vlorë, Durrës, Berat e Fier. Nëpërmjet linjave alternative u është dhënë tension nën-stacioneve të këtyre rajoneve dhe po punohet për rikthimin e energjisë për të gjithë abonentët.

Mungesa e energjisë shkaktoi edhe trafik në disa qytete, pasi banorët vendosën të dilnin me automjetet e tyre nga shtëpitë për shkak të temperaturave të ulëta.

Klan News