Të paktën pesë persona kanë vdekur, ndërsa stuhia dimërore Blair vijon të mbërthejë një pjesë të madhe të SHBA-së.
Autoritetet kanë mbyllur shkollat për shkak të temperaturave tepër të ulëta. Shtatë shtete amerikane kanë shpallur gjendjen e emergjencës si Maryland, Virginia, Kansas, Missouri, Kentucky dhe Arkansas.
Më shumë se 2,300 fluturime janë anuluar, me afro 9 mijë vonesa të raportuara gjithashtu për shkak të motit ekstrem të shkaktuar nga vorbulla polare. Rreth 260 mijë njerëz po përballen me mungesë të energjisë elektrike.
Në pjesë të tjera të SHBA-së, stuhia e dimrit shkaktoi aksidente të shumta rrugore. Akulli dhe bora mbuluan rrugët kryesore në Kansas, Nebraskën perëndimore dhe pjesë të Indianës, ku Garda Kombëtare u aktivizua për të ndihmuar shoferët e bllokuar.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS), bora dhe reshjet parashikohen të vazhdojnë në pjesën më të madhe të zonës verilindore të SHBA-së, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet.
Klan News