Squfuri është shtysa që shtyn dhe nxjerr në sipërfaqen e tokës arin. Ky element kimik favorizon krijimin e depozitave të pasura me flori pranë vullkaneve, sipas një modeli të ri termodinamik të studiuar nga një grup ndërkombëtar kërkimor, i publikuar në revistën e Akademisë amerikane të Shkencave Pnas.
Sipas punës studimore, depozitat e arit kryesisht gjenden pranë vullkaneve, dhe krijohen në zonat e ashtuquajtura të përplasjes së pllakave tektonike në koren e tokës.
Pllakat kur takohen dhe vendosen njëra mbi tjetrën lehtësojnë ngjitjen e magmës, dhe të gjitha proceset që shkaktojnë shpërthimet vullkanike shoqërohen me kushte të veçanta trysnie e temperature duke sjellë formimin edhe të metalit më të çmuar.
Ky studim përmirëson dijet tona mbi formimin e arit dhe mund të ketë impakt të madh në eksplorimet e së ardhmes.
Klan News