Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ibrahim Rugova:- “Ne kthehemi me përshtypjet më të mira, zoti Steiner paraqiti në ekspozenë e tij mjaftë mirë gjendjen në Kosovë, perspektivën europiane për Kosovën, për zhvillimet ekonomike, pastaj për integrimin e shoqërisë kosovare dhe për integrimet në Europë”.

Bajram Rexhepi:- “Ishte me rëndësi për Kosovën, që të jemi prezent edhe ne. Ky është një avancim në krahasim me samitin e mëparshëm të Zagrebit, sigurisht në fund u aprovua dhe deklarata me Ballkanin Perëndimor. Është një gatishmëri në përgjithësi e shteteve europiane, që t’i përkrahin shtetet e Ballkanit Perëndimor”.

Michael Steiner:- “Delegacioni që përfaqësoi Kosovë tregoi një vullnet të mirë, për të nisur dialogun për zgjidhjen e çështjeve që janë më të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës dhe kjo u bë e qartë dhe në mirëkuptimin që ne patëm dhe me përfaqësuesit e vendeve të tjera, pjesëmarrëse në samitin e Selanikut”./tvklan.al