Lajme Arkiva 2004
Detar Hysi drejtor i zyrës së përmbarimit në Tiranë ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Dorëheqja vjen dy dritë pas largimit të eprorit Nasip Naço nga posti i drejtorit të përgjithshëm.
Para largimit, Hysi ka dorëzuar në prokurori një kallëzim penal për Farudin Arpain dhe zyrën e admistratorëve.
I kontaktuar në telefon nga televizioni Klan, Hysi shprehet se dorëheqja e tij nga ky post vjen si pasojë e presioneve të ministrit Xhafa dhe të mbikëqyrësit Arapi.
Vetë Farudin Arapi pranon se prej muajsh ka paraqitur vërejtje për punën e përparimmit të Vlorës dhe të Tiranës.
Farudin Arapi: “Justifikimi, post argumenti i presionit që bën zoti Detar Hysi, ose zoti Nasip Naço dhe drejtori i përgjithshëm i largimeve të tyre, janë vetëm mjeti justifikues, për shkak sepse që në muajin janar të këtij viti, në disa shkresa ka kërkuar ministri i drejtësisë në tre shkresa radhazi, analizën me përgjithësi të bllokimit të punës që kanë bërë zyrat e përmbarimit, duke qenë se ne jemi palë ose shtet në ekzekutimin e këtyre vendimeve ose në bllokimin e këtyre vendimi gjykate dhe në datën 6 Shkurt 2004, kohë më parë se sa mund të bënte zoti Detar të justifikojë vetveten , kallëzimi penal ku i kam kërkuar organeve të hetimit veçanërisht ndaj zotit detar Hysi dhe disa grupe personash të përmbaruesit gjyqësor në Tiranë dhe më pas në Vlorë për të filluar procedurat hetimore. Biznesmenët të cilët janë shpallur debitor zhvillojnë aktivitet në mes të Tiranës, ku mjaft firma ose person juridik njihen tashmë dhe janë publik dhe në asnjë rast konkret nuk ka vepruar për të ekzekutuar , vendimet e lëshuara nga gjykata, por i mbyllin praktikat dhe bëjnë mesazhe procedurale vetëm mbi bazën e shkallës së mesme”.
Kallëzimi në prokurori kundër Arapit dhe administratorëve cilëson se me ndryshimin e disa vendimeve është shkaktuar një dëm prej 100 milionë dollarësh.
Farudin Arapi: “Le të gjejë një rast, ky është qëndrimi im kategorik që një administrator i shoqërisë huamarrës ka hequr emrin e administratorit dhe nuk ka ekzekutuar, ose nuk ka marrë atë pasuri që zyrat e përmbarim gjyqësorit do t’ia linin në dispozicion për llogari të kreditorëve. Le ta thotë njëri rast, ta përsëris në procedim penal cilindo administrator ose veprim dhe unë do të jem në shërbim të plotë të shërbimeve të përmbarimit gjyqësor në raste konkrete të tilla”./tvklan.al