Një vajzë, e cila vuante nga dhimbje të forta stomaku rezultoi se kishte plot 150 krimba që jetonin brenda trupit të saj. Si të mos mjaftonte kjo, krimbat ishin rreth 25 centimetra të gjatë.

22 – vjeçarja Neha Begum, nga India, shkoi në spital më 2 Janar pasi kishte dhimbje të tmerrshme barku dhe të vjella prej më shumë se një muaji.

Ajo u dërgua me urgjencë në sallën e operacionit, megjithatë mjekët nuk prisnin të gjenin atë çfarë gjetën.

Një grup ekspertësh nga spitali KG Nanda zbuloi se në stomakun e të resë jetonin 150 krimba. Siç shkruan e përditshmja britanike “Metro”, njëri prej mjekëve u shpreh i shokuar dhe tha se ky ishte një rast tepër i rrallë.

crap-1

“Kemi patur raste ku kemi gjetur 3 – 4 krimba, por kjo është hera e parë që gjejmë një numër kaq të madh”,

tha ai.

Fatmirësisht, mjekët i zbuluan krijesat përpara se ato të shkonin në trurin e të resë dhe të shkaktonin probleme serioze neurologjike.

Sipas mjekëve, higjena bazike është mënyra më e mirë për të evituar probleme të tilla… /tvklan.al