Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga Policia e Dibrës, ku në fshatin Vleshë ishin njoftuar për dhunë në familje.
Një 50-vjeçar me iniciale R.H. dhunonte fizikisht bashkëshorten dhe kërcënonte se do ta vriste.
Policia ndërhyri pas sinjalizimit të marrë dhe arrestoi 50-vjeçarin. Këtij të fundit iu gjetën në banesë 1 automatik, 1 pushkë, 5 krehëra dhe 267 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
/tvklan.al