Ne në nuk mund të shpëtojmë planetin, pa ditur të shpëtojmë vendin tonë, që problem kryesor ka ndotjen lokale kështu është shprehur drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare Gjergji Bojaxhi gjatë një takimi me student të organizuar në kuadër të ditës së tokës në bashkëpunim me Vodafone Albania dhe këshillin studentor të UT.
Gjergji Bojaxhi: “Shqetësimi më i madh sot në botën perëndimore dhe mediatike është ngrohja globale dhe klima globale. Unë gjykoj se kërcënimi më i madh sot për Shqipërinë në qoftë se duan ta lejojmë … është ndotja lokale që ne bëjmë. Kemi 18 vjet që i hapim gropën vetes tonë në kuptimin mjedisor. Fatkeqësia që ne duket që kemi, ne e kemi kuptuar që jemi në një gropë mjedisore, por ne tani akoma nuk po gjejmë mekanizma se si të dalim nga ky problem.”
Në këtë ditë fokusi është vënë tek energjia për të cilën bojaxhi u shpreh se Shqipëria ka nevojë për 400 mega vat shtesë. Ndërsa theksoi se ngritja e centraleve bërthamore për përftimin e energjisë do kohë të arrihet.
Gjergji Bojaxhi: “Të ndërtosh një objekt të tillë do të paktën 20 vite, do një konsensus social, politik, mbase dhe rajonal pjesërisht, mbase formalisht rajonal po kërkon dhe një gjë të tillë. Mendoj që jemi shumë herët që t’i jemi afruar këtyre parametrave.”
Për të sensibilizuar të rinjtë në lidhej me rëndësinë e kursimit të energjisë KESH dhe Vodafone Albania në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit kanë botuar kalendar agjendën “kursejmë energjinë, shpëtojmë planetin” që do të shpërndahet në shkollat e mesme dhe universitete.
Tom Therçaj: “Për sa i përket programit të zhvillimit ajo që vlen për tu theksuar është mbjellja nga ministria e Mjedisit … mbi 1 milion fidanëve pyjorë dhe bimëve dekorative në sezonin e pyllëzimit që realizohet për të tretin vit radhazi si dhe miratimi nga qeveria shqiptare e ndërtimit të 150 hidrocentraleve të vegjël në të gjitha kaskadat e lumenjve. Gjithashtu ministria e Mjedisit … ka miratuar ndërtimin e 1200 aurogjeneratorëve që do të prodhojnë 2500 megavat energji elektrike në vit.”/tvklan.al