Ditën e sotme u mësua se Jofiel Koço, astrologu i njohur i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të 7-të të një pallati në qytetin e Korçës. Ai ka qenë shpesh pjesë në emisione televizive, përfshirë edhe programin “Rudina” në Tv Klan për të bërë parashikimin e shenjave të horoskopit.
Jofiel Koço raportohet se ishte baba i dy fëmijëve, por jetonte i vetëm dhe dyshohet të ketë ndërmarë aktin e rëndë mëngjesin e sotëm. Në një lidhje direkte me programin e pasdites, gazetarja Enxhi Kosturi raporton nga Korça zhvillimet e ngjarjes së rëndë.
Enxhi Kosturi: Jofiel Koço është banor i qytetit të Korçës në lagjen 8, i divorcuar, baba i dy fëmijëve, i cili së fundmi punonte edhe me vajrat ushqimore. Por para se të bënte këtë akt i cili i ka marrë edhe jetën nga kati i shtatë i tarracës së pallatit ku ai banonte, është vetëhedhur në orët e para të mëngjesit që kemi marrë lajmin e trishtë për këtë person.
Sipas Kosturit, astrologu do të shoqëronte në ditën e parë të fakultetit njërën prej vajzave të tij. Gjithashtu ai kishte vënë në dijeni punëdhënësin se nuk do të paraqitej në punë.
Enxhi Kosturi: Ende policia është në kërkim cila ka qenë arsyeja pse ai është vetëvrarë sepse sot fillonte edhe universiteti i Korçës dhe njërën nga vajzat do ta përcillte për në universitet për herë të parë, do të shkelte atë bankë, por e pati të pamundur këtë gjë. Sipas informacioneve që kam marrë, atje ku punonte, ku bënte shpërndarjet e vajrave ushqimore, thuhet që ishte paralajmëruar pronari duke i thënë që “do të largohem dhe nuk do të jem pjesë e punës tënde sepse kam shumë punë” ndërkohë që kishte kryer këtë akt në orët e para të mëngjesit ku Korça sigurisht është tronditur për një moshë kaq të re dhe një person aq të pasionuar siç ishte Jofieli.
Gazetarja konfirmon se policia ka deklaruar se akti është “vetëhedhje”, ndërsa janë përjashtuar faktorët shoqërues.
“Probleme social-ekonomike nuk ka pasur apo probleme me shënddetin mendor, ka qenë i kthjellët për aktin që ka kryer”, përmbylli Kosturi./tvklan.al