Një qytetar ka humbur jetën në Korçë mëngjesin e kësaj të enjteje. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 10.
Mësohet se viktima, rreth 50 vjeç, u përplas me një makinë tip “Peugeot”. Dëmtimet ishin shumë të rënda për të duke mos mbijetuar dot.
Ndërkohë drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti. Po ashtu po punohet për identifikimin e viktimës./tvklan.al