Doganat arkëtuan 40 milionë dollarë më shumë në muajin dhjetor, krahasuar me dhjetorin e vitit 2012. Drejtorja e Përgjithshme e quan mujin më të suksesshëm që kanë patur ndonjëherë doganat.
Kontributin kryesor në rritjen e të ardhurave e ka zënë zhdoganimi i karburantëve dhe cigareve. Burime nga drejtoria e përgjithshme e doganës thonë për të shmangur hyrjen në fuqi të rritjes së taksave në muajin janar, importuesit kanë mbushur magazinat dhe depozitat që prej dhjetorit.
Televizioni Klan kërkoi shifrat zyrtare mbi sasinë e karburantit dhe cigareve të zhdoganuara në dhjetor, por adminstrata doganore nuk i vuri në dispozicion. Peshë në rritjen e performancës në adminstraten doganore sipas drejtores së doganave kanë dhënëe dhe masat e marra ndaj subjekteve abuzuese.
Drejtorja e doganave tha gjithashtu se falë bashkëpunimit me kompaninë Croën Agents, performanca do të trritet.