Jep dorëheqjen presidenti i Klubit të Futbollit të Elbasanit Refik Kumria. Vendimi është marrrë pas një mbledhje maratonë prej 5 orësh lidhur me transparencën financiare të klubit. Asambleja e aksionerëve është mbledhur sërish mëngjesin e sotëm dhe në këtë takim Kumria që zotëron 25.9% të aksioneve ka deklaruar dorëheqjen me motivacionin për arsye personale. Që nga janari e deri tani Kumria i detyrohet “Futboll Klubit” 23 milionë lek të reja që do të shlyhen me aksionet e tij. Nënkryetari i Bashkisë Albert Shopi tha se bashkia nuk ka ndërmend të blejë aksione. Vendimi i Kumrisë u mor kur ekipi i Elbasanit siguroi qëndrimin në kategorinë e parë. /tvklan.al