Dhjetëra dorëshkrime dhe shtypshkrime të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, do të ruhen tanimë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.
Familja Kadare ka dorëzuar dorëshkrime që mbulojnë gjerësisht krijimtarinë e ngjeshur të shkrimtarit, përmes veprave të tij më të lakuara.
Vajza e shkrimtarit, Gresa Kadare tha se ishte një dëshirë e babait të saj që këto dëshkrime të qëndronin në Shqipëri.
“Ismailit në Paris para disa viteve i janë afruar plot institucione të huaja, qofshin franceze, Universiteti i Sorbonës, Akademia e Francës. Ata donin të merrnin plotësisht ose pjesërisht një pjesë të arshivave, sigurisht me mendimin e Ismailit. Erdhi edhe një propozim shumë interesant nga Universiteti i Princetone në Neë York. E shikoja që Ismaili hezitonte, ishte në mëdyshje, diçka e pengonte dhe nuk ka dhënë përgjigje të qartë. Unë i thashë më vonë si e ke menduar, në diskutim mes ne të dyve. Çfarë do të bëhet me arkivën tënde, të marrim një vendim. Nuk di tha ç’të bëj sepse dua që arkivi të kthehet në Shqipëri, por nuk di cilit institucion t’ia besoj. Ai nuk dha përgjigje të prerë, por unë në mënyrë subliminale vendosa me iniciativën t’ia plotësoj këtë amanet duke ju dhënë juve besimin total sepse është shumë e vështirë qoftë një institucioni serioz gjëra kaq të vyera. Jam shumë e prekur, pashë në zyrën tuaj kodikët e Beratit, që prehen këtu. Më emocionon ideja që dorëshkrimet e Ismailit do të jenë në shoqëri të mirë, pranë kodikëve të Beratit”, tha ajo.
Veprimtaria letrare e pangjashme e Kadaresë, i cili arriti të lërë gjurmë edhe në panteonin e letërsisë botërore, do t’i nënshtrohet restaurimit, që do të realizojë fillimisht rimëkëmbjen e materialeve, për të kaluar më pas në procesin e dixhitalizimit të tyre.
Disa nga dorëshkrimet e arkivuara janë “darka e gabuar”, ra ky mort e u pamë, historia e lidhjes së shkrimtarëve. Po ashtu janë dorëzuar edhe shtypshkrimet e veprave, sorkadhet e trembura, ëndërrimet, si dhe mjaft albume me foto familjare dhe ato nga aktivitete të shumta kulturore. Kolosi i letrave shqiptare Ismail Kadare u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.