Bledar Xhemali reagon pas akuzave të Bashës në “Opinion”

Bledar Xhemali, kreu i Mjekësisë Ligjore në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës për vdekjet e padeklaruara nga Ministria e Shëndetësisë.

Zoti Basha sapo ka bërë një denoncim, me listat përkatëse… të një liste që nuk përputhet me listën zyrtare të personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19. Por në listën që vijnë nga morgu shënohen si persona që kanë humbur jetën nga COVID-19 që kanë ardhur nga sy spitalet COVID. A ka një mospërputhje mes të numrit të vdekurve nga COVID me atë që kanë humbur jetën zyrtarisht?

Atëherë sa për sqarim për të gjithë, morgu i Mjekësisë Ligjore ka një kontroll të dyfishtë. Nga QSUT dhe ministria e Drejtësisë. Pra të gjitha rastet e COVID, menaxhohen nga QSUT. Nuk kanë lidhje fare me Mjekësinë Ligjore, që bëjmë ne si ekspert mjeko-ligjor.

A ka mospërputhje mes dy numrave?

Për këtë duhet t’i drejtoheni QSUT-së, ata e menaxhojnë COVID-in. Ne do e bëjmë një sqarim të plotë, le të vij dhe Prokuroria të hetojë./tvklan.al