Drejtoria e emergjencave civile është në gatishmëri për përballimin e dimrit, i cili mund të sjellë mjaft probleme kryesisht në bllokimin e akseve rrugore.

Kështu është shprehur kreu i këtij dikasteri, Alfred Olli, në një tryezë të përbashkët me strukturat homologe amerikane ku bëri të ditur se çdo prefekturë ka ngritur shtabet e saj të emergjencës për përballimin e këtyre rasteve.

Olli Rehn: “Stërvitja e sotme vjen gjithashtu në kohën e duhur dhe kam bindjen se do të jetë një shtysë e rëndësishme e përgatitjes së një strukture profesionistësh, për tu dhënë zgjidhje problemeve që lindin nga situata të tilla emergjente. Shkëmbimi i informacionit në lidhje me strukturat, procedurat, legjislacioni dhe eksperienca e viteve të fundit në fushën e emergjencave civile, objekt i të cilit është dhe zhvillimi i këtij workshopi  dhe stërvitjet do të nxjerrin në dukje rëndësinë dhe përgjegjësitë gjithnjë e më kërkuese ndaj drejtorisë së përgjithshme të emergjencave civile”. Drejtoria e Emergjencave Civile në bashkëpunim me forcat e armatosura amerikane do të shkëmbejnë eksperiencë për përballimin e rasteve në të cilat paraqitet rrezik tërmetesh dhe bllokim të akseve rrugore./tvklan.al