“Nuk je ti që merr drogë, është droga që të merr ty.” Kjo është motoja me të cilën Shkolla e Mesme e Përgjithshme Çajupi organizon takimin me të ftuar, përfaqësues me 7 shkolla të Tiranës, kryesisht të rinj. Psikologë dhe sociologë kanë shpjeguar problemin e drogës që çdo ditë shënon rritje të të rinjve që e provojnë dhe më vonë bëhen përdorues të saj.
Droga është agjenti i destinuar për të dhënë efekte psiqike. Sipas specialistëve numri i personave të paraqitur në pavionin e trajtimit të tyre në Spitalin Ushtarak në vitin 1995 ka qënë 27 ndërsa në vitin 1998 ajo arrin në 523. 2/3 e shqiptarëve përdorin marihuanë, 20% kokainë, 10% heroinë dhe po kaq petitidinë. Vetë nxënësit kanë luajtur një miniteatër për të sensibilizuar opinionin pasi Shqipëria nuk ka ende qendra terapie. Gjithkush duhet të ndihmojë veten./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti