Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është i ftuar mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Gjatë pyetjeve pikante të vogëlushëve, Duka nuk ka ngurruar të shkëmbejë disa batuta kur është pyetur në lidhje me jetën e tij personale.
Elja: Armand, gruaja jote Suela është doktoreshë, si t’i bën gjilpërat butë apo qetë që mos të dhembin?
Armand Duka: Gjilpërat m’i bën butë. Kujdeset shumë kur jam sëmurë dhe çdo gjë e ka butë kur jam sëmurë. Kur jam mirë, është e egër, nuk më trajton dhe aq mirë. (Qesh)
Pyetje: Kush të ka ngjarë më shumë nga fëmijët, çuni apo çupa?
Armand Duka: Po t’i shikosh kështu janë elegantë si unë të dy, edhe çuni dhe çupa.
Elja: Unë për vete i ngjaj babit.
Armand Duka: Edhe goca ime kështu mendon që i ngjan babit. Unë mendoj se të dy më ngjajnë mua dhe kështu kam qef që të më ngjajnë mua. Suela thotë që “më ngjajnë mua”. Nuk e di.
/tvklan.al