Në Durrës, sezoni i ri turistik pritet të shënojë rekord turistësh, krahasuar me vitet e kaluara. Kërkesat e turoperatorëve për të sjellë grupe turistësh mbeten më të larta se kapacitetet e akomodimit që ofron aktualisht qyteti bregdetar.

“Në këtë moment që po flasim, Durrësi nuk arrin të mbulojë të gjithë këresat që ka për agjencitë që kërkojnë të sjellin turistë në Shqipëri.”

Turistët e huaj i ndesh ngado në plazh por edhe në qytet, aty ku njihen me turizmin kulturor dhe arkeologjik.

“Është shumë bukur këtu në Shqipëri, është vërtetë një vend i pazbuluar. Është një vend i thjeshtë dhe njerëzit shumë simpatikë. Do të qëndrojmë një javë këtu, në Golem pranë detit.”

“Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe është shumë bukur këtu. Ka shumë gjëra për të parë dhe shumë gjëra për të bërë. Ka shumë site historike (dhe ne na pëlqen shumë, është një qytet shumë i bukur.”

“Unë jam nga Arabia Saudite, vij për herë të parë në Shqipëri dhe do të qëndroj këtu për 4 ditë. Vendi është i mirë, njerëzit shumë të mirë. Kam parë Tiranën dhe Durrësin deri tani dhe mezi po pres të shoh më shumë.”

Objektivi kryesor i sektorit të turizmit sipas operatorëve është zgjatja e sezonit dhe gjetja e fuqisë punëtore.

“Me zgjatjen e sezonit, do të ndikojë dhe me stabilizimin e fuqisë punëtore sepse ky ka qenë një problem i vazhdueshëm për qytetin e Durrësit.”

Operatorët thonë se po punohet kryesisht për hapjen e tregjeve të reja të turizmit me francezë dhe anglezë, me të cilët janë nëshkruar kontratat e para. Ardhja e tyre do të sjellë një rritje në sektorin e turizmit për t’ju përgjigjur kërkesave të vizitorëve nga këto dy vende.

Tv Klan