Bluzja e bardhë e mjekes e shoqëron prej tashmë 27 vitesh dr. Eda Bylykbashin. E specializuar në fushën e obstetër-gjinekologjisë, ajo ka një karrierë të gjatë e të suksesshme. Përmes karrierës, ka gjetur edhe dashurinë me bashkëshortin e saj, mjekun e së njëjtës fushë, Ilir Bylykbashin. Ajo rrëfen në “Rudina”  në Tv Klan se çifti u njoh gjatë periudhës së specializimit të Edës dhe janë mbështetësit më të mëdhenj të njëri-tjetrit.

Eda Bylykbashi:  Aty njoha edhe bashkëshortin tim të ardhshëm, Ilirin.

Rudina  Magjistari: Ishte në atë periudhë?

Eda Bylykbashi:  Po, po, ka qenë në atë periudhë, ishte e thjeshtë për t’u kuptuar, madje kur konkurruam për të marrë degët, isha midis okulistikës dhe obstetër-gjinekologjisë dhe sigurisht thashë pse mos të bëhemi të dy gjinekologë, punojmë  bashkë, lodhemi bashkë, ecim përpara bashkë  dhe them që kam bërë mirë.

Rudina  Magjistari: Dy gjinekologë në shtëpi, por besoj që është një suport i vazhdueshëm sepse edhe bisedat e diskutimit janë shumë më të thjeshta kur i shihni çdo ditë dhe diskutoni për të njëjtat  probleme.

Eda Bylykbashi:  Dr.Iliri  ka qenë mentori im gjithë kohës. Edhe pse mua më janë bërë 27 vite punë,  prapë ne ulemi, diskutojmë, konsultojmë dhe ashtu siç e pyes unë Ilirin për gjëra të cilat Iliri i ka kaluar, ashtu më pyet edhe Iliri mua për gjërat që nuk merret Iliri. Kjo është pjesa e bukur që ne jemi të dy obsetër-gjinekologë dhe secili është specializuar më shumë në nëndegë  të ndryshme. Pra në qoftë se Iliri  merrret me pjesën e ekografive, diagnozën prenatale, unë merrem më shumë me patologjitë  e mitrës, qafës së mitrës dhe më vjen shumë mirë kur Iliri, sepse unë e kam pasur dhe profesor, më ka dhënë edhe mësim, kur i thonë “dr. Iliri po kjo gjëja , thotë ke dr. Edën, ajo këto gjëra i di më mirë”.

Çifti ka edhe një djalë,  Andrean i cili ka fituar një bursë studimi në një nga universitetet më të mira të botës, “Yale”./tvklan.al