Me një pasion të jashtëzakonshëm për garat e makinave, Rohan Yzeiraj është piloti më i ri në Shqipëri. Pasioni i 9-vjeçarit nisi 4 vite më parë, nga disa video në internet që e frymëzuan për të nisur pasionin e tij.
Sot ai vjen në “Rudina” në Tv Klan si një kampion i vogël pasi përfaqësoi Shqipërinë në FIA Motorsport Games 2024 në Valencia. Fillimisht ai tregon si e pritën prindërit pasionin e tij, por edhe ëndrrën drejt së cilës po punon fort.
Rohan Yzeiraj: Ata nuk e besuan, por unë e kisha në mendje që të bëhesha pilot “Formula 1”.
Rudina Magjistari: Pra kjo është ëndrra jote?
Rohan Yzeiraj: Po.
Rudina Magjistari: Dhe ti vazhdon të kesh këtë në mendje apo jo?
Rohan Yzeiraj: Po, akoma.
Rudina Magjistari: Dëshira jote është që një ditë në të ardhmen të bëhesh pilot i Formula 1?
Rohan Yzeiraj: Po.
Rudina Magjistari: Më trego pak, i ke ndjekur këto garat, ke pasur mundësi të shohësh ndonjë garë të Formula 1?
Rohan Yzeiraj: Po, ekam aprë në Itali, në Monza. Makinat ecnin shumë shpejt, nuk i shikoje dot.
Rudina Magjistari: S’arrin t’i shikosh dot, vetëm zhurmën dëgjon?
Rohan Yzeiraj: Po. Unë po mendoja, mund të isha edhe unë atje, po të stërvitem mirë dhe të mos dorëzohem asnjëherë.
Në FIA Motorsport Games 2024, Rohani arriti të kualifikohej në vendin e 13-të në një kohë shumë të mirë.
Rohan Yzeiraj: Ishte shumë emocion që të përfaqësoja Shqipërinë në këtë garë. Ishin 22 shtete nga të gjitha kategoritë, te kategoria ime, carting-mini, kishte 44 shtete. Unë u paraqita shumë mirë dhe dola i 13-ti që ishte një rezultat shumë i mirë.
Rudina Magjistari: Ishte e gjatë pista atje?
Rohan Yzeiraj: Po, shumë.
Rudina Magjistari: Për sa minuta e bëre ti?
Rohan Yzeiraj: Ishte 11 xhiro, me kohë e bëra 1 minutë e 2 sekonda./tvklan.al