Paulo Dybala mund të largohet nga Roma dhe të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Fantazisti argjentinas, ka marrë një ofertë të majme, e cila duket se e ka tunduar.

Raportimet nga Italia, bëjnë me dije, se Dybala-s i është ofruar një kontratë dy vjeçare, me pagë 20 milionë euro në sezon nga një klub arab.

Argjentinasi ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar, por po e studion mundësinë e një kalimi të mundshëm në Lindjen e Mesme.

Te Roma nuk duan të gjenden të papërgatitur dhe kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin.

Në listën e drejtuesve është sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova. 25-vjeçari i mahniti të gjithë në sezonin e fundit me fanellën e Lille dhe tani është gati për një aventurë të re.

Transferimi në Serinë A, do të ishte një hap i madh në karrierë për Zhegrovën, pasi do të kishte mundësinë të luante në një nga tre kampionatet më të fortë në botë. /tvklan.al