Shumë pikëpyetje ka sa i përket avionit të rrëzuar në Ishëm të Durrësit, ndërsa mediat italiane duke cituar burime nga inteligjenca e vendit fqinj kanë publikuar të tjera fakte. Dyshohet se avioni “Piper Pa 32” është mbushur me drogë dhe gjatë ngritjes ka pësuar defekt.
Pasi kanë marrë në dorë dhe dëshminë e 69-vjeçarit Guido Andrea Guidi, edhe autoritetet italiane janë shumë dyshuese mbi atë që ai ka deklaruar, se kjo ishte rruga dhe parë provë dhe në rrugën e dytë do të merrte 200 kg kanabis.
Piloti Guido Andrea Guidi
Avioni, sipas ekspertëve, është në gjendje të mbajë më shumë se kjo peshë. Pasi avioni nuk ka mundur të ngrihet duke pësuar defekt në rrotën e parë, dyshohet se trafikantët kanë marrë drogën dhe janë larguar me anë të mjeteve lundruese.
Po ashtu ka dyshime të forta se Guido Andrea Guidi është ulur në pistën e improvizuar shumë herët në mëngjes./tvklan.al