A janë vjedhur zgjedhjet amerikane nga hakerat?

Me këtë pyetje nis një shkrim i botuar në mediat ndërkombëtare që vijon me një pyetje tjetër.

A i është rrëmbyer presidenca kandidates demokrate Hillary Clinton?

“Daily Mail” shkruan se sipas ekspertëve, Clinton duhet të kërkojë rinumërim të votave elektronike, pasi sipas tyre hakerat mund të kenë ndërhyrë për të përmbysur fitoren e Clinton -it.

Dyshimet lindën pas mbledhjes së dëshmive se votimi në shtetet kryesore si Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin, tregoi anomali.

Grupi për të drejtat e votimit është duke ushtruar presion mbi Clinton dhe bashkëpunëtorët e saj për të kërkuar një rinumërim, raportoi revista “New York”.

clinton-votimet

Në shtetet amerikane mund të votohet në dy forma, një me votat print, të cilat numërohen nëpërmjet skanimit optik dhe votimi elektronik, nëpërmjet të cilit votohet direkt në kompjuter.

Sipas ekspertëve, Clinton ka marrë 7 përqind më pak vota elektronike në Wisconsim në krahasim me votat në print. Sipas tyre, këto diferenca hedhin dyshime mbi trukimin që hakerat mund të kenë bërë për të ulur artificialisht pjesëmarrjen në votime.

Po sipas të njëjtit grup, nëqoftëse do të niste një hetim i pavarur dhe një rinumërim në këto tre shtete, atëherë ka shumë gjasa që Hillary Clinton të jetë presidentja e vërtetë e Shteteve të Bashkuara.

Tv Klan