Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur para Gjykatës Speciale, duke thënë se ka qneë luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fjalën e tij të shkurtër para gjykatës dhe prokurorit, që ka ngirutr akuza për të, Selimi tha se ka qenë kundër krijimit të Gjykatës Speciale, pasi donte që të vendosej drejtësi.

E di që ndoshta këtu nuk është momenti dhe as vendi që të flas për legjitimitetin e kësaj gjykate, sepse e ka themeluar Kuvendi i Kosovës. Unë si deputet i atij Kuvendi e pata kundërshtuar këtë gjykatë. Donim që drejtësia të bëhej në Kosovë”, ka thënë Selimi.

Më tej ai tha se ka nisur luftën me Adem Jasharin dhe Serbia i ka sjell vetëm të këqija Kosovës.

Po, unë kam luftuar kundër Serbisë okupatore, kundër asaj Serbie që veç të këqija i ka sjellë vendit tim. Prandaj unë e kam bërë vetëm detyrën time. Unë jam veç një çlirimtar që luftën e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kam përfunduar me gjeneralin Clark.”, ka shtuar ai./tvklan.al