Lajme Arkiva 2004

Është e premtja e zezë për katolikë dhe ortodoksë. Këtë vit pashkët e mëdha kremtohen në të njëjtën ditë.  E diela do të jetë ditë ringjallje për të dyja sektet e krishterimit. Besimtarët i japin lamtumirën Jezuit, por e  përcjellin me gëzim këtë ditë  pasi Krishtin do e takojnë të gjallë pas dy netësh.

Pashkë është fjalë hebreje, që përkthehet kalim nga një jetë në tjetrën dhe kështu pas 40 ditëve kreshmë festohen edhe pashkët .

“Periudha e kreshmës përfundon pikërisht në momentin kur themi “Krishti u ngjall”, pikërisht në atë moment shumicë  e besimtarëve ortodoksë trokasin vezë të  kuqe, duke i hënë njëri-tjetrit, duke uruar “Krishti u ngjall! Vërtet u ngjall!”. Në kreshmë ndalohet, për fenë ortodokse, për të gjithë ata që kanë mundësi, ndalohet mishi dhe nënproduktet e tij, qumështi dhe nënproduktet e tij dhe vezë e nënproduktet e tij”.

Janë pashkët e mëdha pasi përcjellin ngjarjen, kryqëzimin dhe ringjalljen e një jete të enjten besimtarët kujtojnë darkën e fundit të  jezuit dhe kryqëzimin e tij, të premten varrosjen dhe ndaj të  gdhirë e diela ringjalljen. Veza është simbol i ringjalljes, ngjyra e kuqe tregon tjetërsimin dhe që gjatë 2000 vjetëve krishtërim ngjyhen nga besimtarët vezë pashke si simbol  i rilindjes./tvklan.al