Emisioni “Opinion” ia dedikoi episodin e kësaj të marte shqiptarëve nëpër botë. Një ndër ta është edhe Korab Kozgori që ka ngritur familjen në Bogota të Kolumbisë.

Ai është martuar me kolumbiane dhe për gazetarin Blendi Fevziu pohoi se është shumë e vështirë që në Kolumbi të shkosh i pamartuar dhe të mos martohesh me dikë nga aty.

Ndërkohë Fevziu, i cili e ka vizituar Kolumbinë, iu përgjigj me shaka Korabit se ka bërë shumë mirë që ka ndenjur pak kur ka qenë vetë.


Blendi Fevziu: Bashkëshorten çfarë e ke?

Korab Kozgori: Të Kolumbisë. Është shumë e vështirë me ardh në Kolumbi i pamartuar dhe mos të martohesh me dikë nga Kolumbia.

Blendi Fevziu: A është e vështirë ë?

Korab Kozgori: Shumë e vështirë, ky është ndoshta misioni më i vështirë me ardh në Kolumbi.

Blendi Fevziu: Epo paskam bërë mirë unë që ndenja pak, kështu që ishte zgjidhje e mirë./tvklan.al