“Askush veç PS-së nuk e çon dot Shqipërinë përpara”
Edi Rama e ka nisur sezonin e ri politik me idenë e qartë për një mandat të 3 qeverisës. Por mënyrën për ta arritur këtë fitore ai e shikon tek ristarti i energjive të të gjithë të zgjedhurve dhe të emëruarve në këtë forcë politike.
“E po nis nga vetja dhe jo pa qëllim publikisht, çfarë duhet të bëj më shumë dhe më mirë në këtë sezon? Po ju a jeni deputetët më të mirë që ata mund të kenë”.
Grupit parlamentar i bëri të qartë se nga sot janë të gjithë kandidatë për deputet, përfshirë dhe ai vetë, dhe për të qenë pjesë e tij sërish në zgjedhjet e 2021 do të duhet ta meritojnë. Por më parë do të duhet të kalojnë nëpër 3 procese vlerësimi nga baza socialiste përmes platformave dixhitale.
“Duhet të pyesë secili veten e vet jo se çfarë do të bëjë për mua, por çfarë do të bëj unë për PS. Ta themi deri në fund se nuk kemi më kohë se përballja me gjykimin e popullit është nesër sa hap e mbyll sytë”.
Është i vetëdijshëm që mbështetja në elektorat nuk është ajo e 3 viteve më parë kur morën një mandat të vetëm për të qeverisur ndaj kërkon që të shkohet në çdo derë për t’i rifituar ato vota dhe për të marrë më tepër.
“Nuk dyshoj që nëse do të shkonim këtë të dielë ne do t’i fitonim zgjedhjet, por nuk besoj se do t’i rifitonim të gjitha zemrat e atyre që na kanë votuar. Këtë të dielë do të merrnim më pak vota seç meritojmë dhe ata do të merrnin më pak vota se më parë”.
Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar që hapi sezonin politik të zhvilluar në Elbasan kryeministri i ka njohur deputetët me ndryshimet në drejtimin e qarqeve.
Ai vetë ka vendosur të marrë drejtimin e Durrëst pas largimit të Dakos, Tiranën si bashki do e drejtojë Erion Veliaj, ndërsa qarkun Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.
Në Shkodër shkon Ilir Beqja, në Lezhë rikthehet Lindita Nikolla 1 vite pasi u drejtua nga Sandër Lleshaj, Kukësi do të drejtohet nga kryebashkiaku Safet Gjici ndërsa në qarqet e tjera nuk ka patur ndryshime. Asambleja Kombëtare është vendosur të zhvillohet të premten e 4 Shtatorit kur do të votohet dhe për Kryesinë e re socialiste.
Tv Klan