Fjoralba Mishaxhi: “Të nderuar teleshikues, mirëmbrëma! Ju përshëndes nga studioja e lajmeve në një edicion të pazakontë informativ, ndaj dhe që në fillim të tij do të duhet t’ju kërkoj ndjesë pasi do të mund të flasim për një lajm që ndoshta ka lidhje me fushatën elektorale. Kujtojmë se tashmë ka hyrë dita e heshtjes zgjedhore, e cila duhet respektuar. Televizioni News 24 ka njoftuar një lajm të rremë në lidhje me tunelin e Kalimashit duke lajmëruar për shembjen e tij, një lajm që ka përhapur panik të shqiptarët në të dyja anët e kufirit, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Në fakt skandali i vërtet i të gjithë kësaj ngjarje të stisur është vetë lajmi i këtij televizioni. Këto janë pamjet e TV Klan, Janë pamje ekskluzive të marra përmes një telefoni celular. Janë regjistruar vetëm 30 minuta pas lajmit të rremë të lajmëruar nga televizioni News 24 midis orës 22:30 dhe 23:30. Siç e shikoni nuk ka asnjë shembje të tunelit të Kalimashit apo tavanit të tij. Nuk ka asnjë bllokim të qarkullimit të automjeteve. Të gjitha makinat janë duke lëvizur lirshëm në të gjithë gjatësinë e këtij kilometri prej 5.6 kilometrash të tunelit të Kalimashit. Në të vërtet ka qenë fjala vetëm për një çarje të një rrjete mbrojtëse nga kalimi i një kamioni aty pranë, por që nuk ka shkaktuar asnjë dëm. Këto janë pamje të pa montuara, janë pamje bruto të marra nga një telefon celular nga fillimi deri në fund të tunelit të Kalimashit, pra siç thashë në të gjithë gjatësinë e tij. Jeni duke e ndjekur edhe vetë që është një rrugë krejtësisht normale, krejtësisht e kalueshme dhe e padëmtuar, e padëmtuar. Lajmi i rremë ka përhapur panik në të dyja anët e kufirit në Kosovë dhe në Shqipëri. Fatmirësisht lajmi rezultoi i rremë. Gjithçka duket që është normale në gjatësinë e këtij kilometri. Makinat lëvizin lirshëm. Qarkullimi është krejtësisht normal, krejtësisht i kontrolluar dhe i parrezikshëm, por dua t’ju kujtoj se nuk është hera e parë që News 24 përhap lajme të kësaj natyre, ky lajm i ditës së sotme, lajmi i rremë i kësaj mbrëmjeje vjen vetëm një ditë 24 orë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri. Ndoshta është shfaqur edhe një herë i njëjti stil nga televizioni në fjalë. Kujtojmë vizitën e presidentit amerikan, Xhorxh Bush, e cila u përpoq të sfumohej me një tjetër histori të stisur, siç ishte vjedhja e orës së tij, një lajm i rremë transmetuar po nga televizioni News 24, por TV Klan ka nisur edhe grupet e tij të xhirimit të sjellë kronika, materiale më të plota që dëshmojnë se tuneli i Kalimashit është në funksion të plotë. Nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe nuk bëhet fjalë për shembje të tij. Këto kanë qenë pamjet e Klanit, ndërkohë lidhur me ngjarjen ka reaguar përmes një deklarate dhe Ministria e Punëve Publike, e cila ka qetësuar shqiptarët, siç thashë, të cilët janë panikuar në të dyja anët e kufirit. Ndjekim të plotë deklaratën e Ministrisë së Punëve Publike sapombërritur në TV Klan”.

Koka: Ministria e Transporteve, tuneli nuk është shembur

Andi Toma: “Jam këtu për të përgënjeshtruar një lajm të sapo dhënë nga televizioni News 24, sipas të cilit në tunelin e Rrëshen-Kalimashit ka ndodhur shembje dhe aksident. Kjo është një përpjekje mjerane në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme për denigrimin e rrugës Rrëshen-Kalimash si një nga arritjet më madhore të kësaj qeverie. Është përpjekja e fundit në prag të humbjes që do pësojnë natyrisht përkrahësit e tyre politikë. Unë ju garantoj që në tunelin Rrëshen-Kalimash aktualisht janë duke vazhduar duke ecur të qetë të gjithë kalimtarët që po shijojnë këtë tunel dhe gjithë këtë rrugë. Kjo mund të konfirmohet lehtësisht nga operatori ndërkombëtar që monitoron tunelin. Jemi të njoftuar që çdo gjë është e qetë, kontraktori gjithashtu konfirmon këtë fakt. Ju vetë mund të shkoni dhe të shihni që në tunel vazhdon çdo gjë sipas rregullave dhe standardeve ndërkombëtare të sigurisë”./tvklan.al