Turistët kosovarë këtë verë po preferojnë më shumë plazhet shqiptare sesa Ulqinin në Malin e Zi.

Kreu i shoqatës së turizmit kosovare KOTAS, Zekë Çeku, pohon për Televizionin Klan se me hapjen e autostradës Rrëshen-Kalimash numri i pushuesve kosovare në Shqipëri pritet të jete më i lartë se një vit më parë.

Sipas tij, megjithëse autostrada që na lidh me Kosovën i shërben edhe plazheve malazeze, pasi shkurton kohën e udhëtimit të turisteve kosovare drejt tyre, këta të fundit po zgjedhin të pushojnë në Shqipëri.

Zekë Çeku: “Destinacioni kryesor, patjetër Shqipëria do të jetë. Mali i zi ka humb mjaft, unë besoj që Ulqini ka humb shumë me hapjen e rrugës, dmth me rregullimin e rrugës. Sivjet më pak do të shkojnë kosovar në Ulqin. Gjithsesi një numër më i madh do të vij në Shqipëri. Duke patur parasysh që dhe kriza globale, dhe kriza jonë kosovare dmth aspekti ekonomik, ka ndiku pak te njerëzit, mirëpo në Shqipëri ka mundësi, ka vend për të gjithë”.

Gjatë fundjavës në tunelin e Kalimashit numërohen deri 12 mijë automjete, pjesa dërmuese me targa kosovare, pra turistë kosovarë që nëpërmjet kësaj arterie zbresin drejt plazheve shqiptare nga Velipoja në Sarandë./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro