Kjo që po shihni është efekti i parë i funksionalizmit të rrugës Durrës-Kukës. Çmimi i biletës kthyese or udhëtim me autobus prej Ferizajt të Kosovës deri në Durrës të Shqipërisë është vetëm 5 euro. Ky njoftim që është shpallur nga agjencioni turistik “Endriti” bën me dije se çmimi turistik vlen nga data 10 qershor.

Por një zbritje aq drastike e çmimit të udhëtimit Kosovë-Shqipëri nuk vërehet te firmat e tjera të transportit të udhëtarëve. Sido qoftë as ato nuk kanë më çmimet e mëparshme.

Avni Mehmenti: “Për sezon kanë me qenë çmimet 15 euro. Zbritja është kryesisht për shkak të rrugës që ka me qenë, shkurtohet koha, me shkurtimet e kohës shpenzimet e karburanteve janë më të vogla. Se ka pasur shpenzime shumë të mëdhaja.”

Deri sivjet kosovarët është dashur të paguajnë 25 euro për një biletë kthyese kur kanë udhëtuar me autobus për në Shqipëri./tvklan.al