Pas miqësores me Interin një vit më parë, Egnatia do të luajë një tjetër ndeshje ndaj një kundërshtari të madh.

Napoli ka njoftuar zhvillimin e një miqësore me kampionët e Shqipërisë. Sfida është planifikuar të luhet më 28 korrik, në orën 20:00.

Skuadra italiane kishte njoftuar më herët për një miqësore me Adana Demirspor, por kjo dështoi dhe u zgjodh Egnatia.

Datë aspak e përshtatshme për skuadrën shqiptare, që më 25 korrik, do të luajë ndeshjen e parë ndaj Vikingur, në turin e dytë të Conference League.

Ndaj Interit një vit më parë, rrogozhinasit treguan paraqitje të shkëlqyer, pavarësisht humbjes me rezultatin 4-2. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova, synon të lërë sërish shenjë në këtë përballje. /tvklan.al