Më 27 Prill 2020, Durrësi u trondit nga një ngjarje e rëndë, vrasja e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, të cilët u ekzekutuan në një atentat mafioz në zonën e tregut të automjeteve.
Ngjarja e 9 muajve më parë rikthehet sonte në emisionin Uniko. Për herë të parë, familja Haxhia vendos të thyejë heshtjen dhe të flasë për ngjarjen, për dyshimet e tyre.
Ata kanë folur me emra konkret, u janë përgjigjur pyetjeve konkretisht për gjithë emrat e përfolur si të dyshuar të përfshirë në vrasjen e familjarëve të tyre.
Ata kanë folur për Klevis Allën, dëshmitarin e penduar të drejtësisë, Altin Ndocin, për Nuredin Dumanin dhe veçanërisht për Talo Çelën, i shumëkërkuari i drejtësisë i shpallur zyrtarisht me vendim gjykate si i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Haxhia. Cili është versioni i familjes Haxhia për vrasjen e dy të afërmve të tyre.
Për të marrë përgjigjet e këtyre pyetjeve, ndiqni sonte në orën 21:00 emisionin Uniko nga Spartak Koka në televizionin Klan Plus. /tvklan.al