#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Kampi i refugjatëve në Gjadër, produkt i drejtpërdrejtë i marrëveshjes Meloni-Rama ka qenë ndër çështjet më të disktutuara në Shqipëri përgjatë vitit të fundit. Ka qenë i diskutuar për arsye të debatit në Itali, kontestimit në Shqipëri, dërgimit në Gjykatën Kushtetuese por njëkohësisht edhe për faktin nëse po ndërtohej apo jo dhe sa kohë do të merte. Kamera e emisionit “Opinion” bëhet kamera e parë që hyn në brendësi të kampit të Gjadrit, e shoqëruar nga amabasadori italian. Fabrizio Buzzi i cili ishte një mikpritës për të shoqëruar Blendi Fevziun në 70.000 metra katrorë me një infrastrukturë të jashtëzakonshme dhe një spital e burg. Çfarë është kampi i Gjadrit, çfarë ka brenda tij?
Ekskluzive/ Opinion hyn brenda kampit të Gjadrit, ambasadori Bucci zbulon sa ka kushtuar
Kamera e emisionit “Opinion” në Tv Klan është bërë e para që hyn në brendësi të kampit të Gjadrit. I shoqëruar nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci, gazetari Blendi Fevziu ka parë nga afër ambientet e kampit të Gjadrit, rreth 70 mijë metra katrorë.
Fevziu: Sa i madh është kampi?
Bucci: Kampi ka gjithsej një sipërfaqe prej 70 mijë metra katrorë.
Fevziu: 70 mijë metra katrorë dhe për sa muaj u ndërtua?
Bucci: E ndërtuam në thuajse tre muaj, tre muaj e gjysëm dhe është bërë një punë prej tre katër muajsh për konsolidimin e terrenit
Fevziu: Përse? Ah po, sepse këtu ka qenë një lagunë, ishte disi…
Bucci: Po sepse është një terren nga pikëpamja gjeologjike, i shkrifët, që rrëshket dhe duke bërë shpime, u zbulua që duhej patjetër të konsolidohej, kështu që janë kryer punime sic janë bërë shekuj më parë në Venecia. Janë ngulur shtylla. Për të krijuar bazën, janë ngulur në tokë 7 mijë shtylla beton arme të thellë 15 metra dhe me gjerësi prej 70 – 80 cm. Nëse i vendos në rresht….
Bucci: Duke ecur mbërrin në Bari…janë gjthsej 100 km shtylla beton arme’
Fevziu: Kjo do të thotë që këtu brenda keni vendosur shtylla distanca e të cilave përbën atë të Gjadër – Bari, janë prej beton arme?
Bucci: Po! Më pas nisi ndërtimi i kësaj cfarë shihni në fillim të Korrikut. Kështu që nga korriku deri në tetor ne kemi realizuar këtë qendër për pritjen e mijërave personave.
Fevziu: Sa ka kushtuar ky investim, le të themi?
Bucci: Ka qenë një investim i konsiderueshëm dhe vetëm për ndërtimin, flasim për dhjetëra milionë Euro. Vetëm për ndërtimin dhe më pas do të jetë e gjithë faza që ka të bëjë me menaxhimin në momentin që do të mbërrijnë personat e parë e mirëpritur këtu. Këtu kemi një përgjegjës tonin të qendrës. Një drejtues i Ministrisë së Brendshme. Këtu gjithashtu kemi policinë tonë, këtu përreth janë policët tanë, karabinierët, si dhe funksionarë të ndryshëm të Ministrisë së Brendshme. Pra këtu ne kemi plot katër Ministri. Atëherë është Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes, si dhe Ministrinë e Shëndetësisë, sepse brenda qendrës kemi dhe një spital të vogël. Duhet të garantojë natyrisht që të gjithë emigrantët që mbërrijnë të jenë nga pikëmpamja mjekësore të trajtuar, të vizituar, pasi sigurisht e kemi për zemër mirëqenien dhe shëndetin e emigrantëve të ardhur.
Fevziu: Cili është përfitimi i Shqipërisë në këtë rast dhe sidomos i zonës këtu nga ky kamp?
Bucci: Sigurisht që ky është një kamp që do të ketë një kohëzgjatje në bazë të protokollit të marrëveshjes, pra 5 vjet.
Fevziu: 5 vjet! Por që mund të shtyhet më tej…
Bucci: Këtë do ta vendosin qeveritë, në përfundim të protokollit të marrëveshjes. Sigurisht kjo është një qendër që përfshihet në këtë zonë. Ne kemi një shoqëri italiane që menaxhon konkretisht kampin në lidhje me furnizimin e ushqimit, vakteve, transportin dhe gjithcka dhe sigurisht ne do të mbështetemi tek të gjitha kompanitë lokale, të vendit, do të mbështetemi tek personeli vendas
“Do të kenë rroga të mira”, ambasadori Bucci zbulon sa shqiptarë do punësohen në kampin e Gjadrit
Ambasadori italian Fabrizio Bucci thotë se kampi i Gjadrit do të sjellë shumë përfitime për banorët vendas pasi do të hapen vende pune brenda kësaj strukture.
Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ambasadori Bucci shprehet se punonjësit pranë këtij kampi do të kenë rroga të mira dhe do të jetë njëlloj zinxhiri ku do të përfitojë e gjithë zona.
Fevziu: Duke qëndruar tek ky diskutim para se të shkojmë më tej. Sigurisht kjo qendër do të funksionojë për 5 vjet.
Bucci: Po!
Fevziu: Sa italianë do të jenë këtu, e kam fjalën do të marrin shtëpi me qira, njerëzit që do të punojnë këtu, trajtimi ekonomik i tyre?
Bucci: Janë disa qindra sepse i gjithë personeli që do të menaxhojë kampin, pra policia, karabinierët, funksionarët drejtues të administratës, avokatë, gjykatës, mjekë, infermierë, personeli që do të menaxhojë burgun e vogël, kështu do të jenë disa qindra persona. Aktualisht, janë rreth 250 persona që janë personel fiks.
Fevziu: Që në fillim janë 250 vetë personel që janë personel fiks.
Bucci: Po, sepse kjo është një qendër që tashmë funksionon, ka filluar të punojë rreth 10 ditë më parë dhe është gati të mirëpresë emigrantët e ardhshëm.
Fevziu: Sa shqiptarë të themi do të punojnë këtu? Përsa do të keni nevojë?
Bucci: Flasim për qindra.
Fevziu: Me qindra që do të jenë vendas ?
Bucci: Do të jenë mbi të gjitha vendas të zonës, sepse e gjithë përgatitja e vakteve, flasim për mijëra vakte ushqimi çdo ditë dhe këto do të kryhen nga firma vendase që do të përgatisin vaktet. P.sh. edhe përsa i përket pastrimit të qendrës, transporti, ndërmjetësit, përkthyesit…do të jenë personel vendas.
Fevziu: Që do të thotë që kjo zonë këtu do të marr një zhvillim që nuk e priste.
Bucci: Do të ketë zhvillim të madh, sepse flasim për një periudhë 5-vjeçare dhe me dhjetëra miliona euro të shpenzuara nga Italia, pa marrë pastaj parasysh të gjitha aktivitetet e ndërlidhura, sepse kemi këtu për shembull një firmë nga Lezha prodhon vaktet ushqimore. Firma nga Lezha duhet të blejë mishin, peshkun, frutat, perimet… Pra, është firma vendase dhe të gjithë furnitorët të firmës vendase, pra vihet në lëvizje ….
Fevziu: Po, do të jetë njëlloj zinxhiri…
Bucci: Po një zinxhir shumë i gjerë që do të përfshijë të gjithë zonën.
Fevziu: Po njerëzit që do të punojnë këtu, a do të paguhen mirë?
Bucci: Po, do të kenë rroga të mira.
Fevziu: Dhe kjo është shumë e rëndësishme. T’i kthehemi sërish kampit tani sepse kjo është e sigurtë për njerëzit e zonës. Pashë xhenierët tuaj që punonin këtu me vendasit.
Bucci: Sigurisht, i ndihmojnë, sepse natyrisht këtu kemi shumë fqinj. Shumë banorë të Lezhës apo të zonës së Gjadrit dhe për ne është e rëndësishme të kemi edhe marrëdhënie të mira fqinjësie dhe u kemi dhënë një dorë këto muaj. Kush kishte nevojë për shembull për të gërrmuar një pus, kush kishte nevojë për një ndihmë të vogël, ne u jemi ofruar, pa u kursyer.
Fevziu: Është shumë interesante, sepse kur kam ardhur këtu, në Nëntor më duket, në fillim të Nëntorit, thuajse një vit më parë, njerëzit përreth bazës ushtarake të Gjadrit ishin disi të frikësuar nga ajo që po ndodhte, ndërsa tani i kam pyetur dhe janë mëse të kënaqur nga përfitimet ekonomike që do të kenë mbi të gjitha.
Bucci: Këtu është bërë një punë e jashtëzakonshme, sepse këtu kemi gërrmuar dy puse për furnizimin me ujë. Uji që përdoret këtu, është ai që marrim nga nëntoka, pra nuk është nga jashtë. Kemi realizuar një lidhje të re të energjisë elektike, pasi kjo është një qendër që konsumon shumë energji, kështu që kemi bërë një investim të konsiderueshëm prej miliona eurosh për të fuqizuar rrjetin elektrik. Kemi realizuar sistemin e ujërave dhe kanalizimeve, duke zbatuar sigurisht legjislacionin italian. Ne nuk mund të ndërtojmë asgjë nëse nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian.
“Opinion” hyn në kampin e Gjadrit, Fabrizio Bucci si do të funksionojë filtrimi i refugjatëve
Për herë të parë që prej ndërtimit të tij, kamera e emisionit “Opinion” në Tv Klan hyn brenda kampit të refugjatëve në Gjadër. Në këtë tur, gazetari Blendi Fevziu shoqërohet nga ambasadori italian Fabrizio Buçi që veç prezantimit të kampit, shpjegon edhe procedurat që do të ndiqen për refugjatët.
Në kamp, ka një pjesë që mirëpret emigrantët që s’kanë të drejtë azili dhe do të riatdhesohen si dhe ata azilkërkues që mbeten në pritje të vendimit.
Sipas marrëveshjes, në këtë kamp do të vijnë vetëm emigrantë nga vendet e sigurta ose me të cilët Italia ka një marrëveshje riatdhesimi. Për ata që shpëtohen në ujëra ndërkombëtare, ka një kontroll që u nënshtrohen përpara se të sillen në Gjadër.
Blendi Fevziu: Dua t’ju pyes, mbase rasti është edhe më i ndërlikuar. Këtu do të vijnë vetëm emigrantët që do të kapen në ujërat ndërkombëtare?
Fabrizio Bucci: Po!
Blendi Fevziu: ..që nuk futen në ujërat italiane…
Fabrizio Bucci: Jo!
Blendi Fevziu: Dhe do të sillen direkt në Shëngjin për të kryer si të thuash filtrimin, dallimin midis atyre që u takon apo nuk u takon azili. Ata emigrantë që vijnë nga vende të sigurta, do të riatdhesohen?
Fabrizio Bucci: Atëherë, ideja është për të sjellë këtu vetëm emigrantë që vijnë nga vendet e sigurta ose nga vende me të cilat Italia ka një marrëveshje riatdhesimi…
Blendi Fevziu: Po!
Fabrizio Bucci: Pra të sillen njerëz, fati i të cilëve dihet në momentin që kërkesa pranohet ose refuzohet, ideja jonë që është dhe fryma e protokollit të marrëveshjes është shmangia e të sjellurit këtu e njerëzve që më pas të qëndrojnë këtu sepse nuk dimë më çfarë të bëjmë me ta.
Blendi Fevziu: Po!
Fabrizio Bucci: Dhe pikërisht për të evituar këtë gjë, këtu do të mirëpriten ata emigrantë që vijnë nga vende të sigurta, pra që nuk kanë të drejtë të kenë mbrojtje ndërkombëtare…
Blendi Fevziu: Çfarë do të thotë kjo: ata që vijnë nga vendet e sigurta, kërkojnë azil politik, rastet e tyre do të shqyrtohen një e nga një…
Fabrizio Bucci: Pikërisht kjo!
Blendi Fevziu: Sipas rastit.
Fabrizio Bucci: Pikërisht.
Blendi Fevziu: Sipas rasteve të tyre, por jo në masë të themi…
Fabrizio Bucci: Jo, jo.
Blendi Fevziu: Po ata që vijnë nga vende jo të sigurta do të shkojnë direkt në Itali?
Fabrizio Bucci: Ata që vijnë nga vende jo të sigurta…
Blendi Fevziu: Le të marrim si shembull Sudanin, Somalia që janë vende në luftë…
Fabrizio Bucci: Atëherë njerëzit nga Sudani, vijnë pra nga vende të konsideruara jo të sigurta, kanë një trajtim ndryshe të rastit të tyre.
Blendi Fevziu: Po!
Fabrizio Bucci: E rëndësishme është që këtu të mos vijnë njerëz që më pas…
Blendi Fevziu: Mund të qëndrojnë këtu…
Fabrizio Bucci: Që mund të qëndrojnë këtu, sepse marrëveshja që kemi lidhur me qeverinë është që këtu do të shqyrtohen vetëm ato raste për persona që mund të përfitojnë azilin.
Blendi Fevziu: Por ambasador nëse ju gjeni në një anije që ndodhet në ujërat ndërkombëtare, duke lundruar drejt ujërave italiane dhe Marina Ushtarake e ndalon dhe e sjell këtu, nëpër anije ka njerëz që nuk kanë identitet, pa dokumenta, që mund të gënjejnë.
Fabrizio Bucci: Atëherë…
Blendi Fevziu: Mua më kujtohet që pjesa dërrmuese e shqiptarëve që vinin në fillimet e viteve ’90 me gomone thonin se vinin nga vende si Gjeorgjia apo nga vende që ishin pak më shumë të komplikuara.
Fabrizio Bucci: Atëherë, pikërisht sepse nga kjo kemi fituar një eksperiencë të madhe dhjetëvjeçare. Kur këta emigrantë shpëtohen në ujëra ndërkombëtare, nuk do të sillen direkt këtu, por do të veçohen në bordin e një anije të tipit HUB ku do të kryhet kontrolli i parë.
Në rastet kur azili refuzohet, refugjatët dërgohen në vendin e origjinës ku hyjnë në fuqi marrëveshjet e riatdhesimit.
Blendi Fevziu: Dhe vendet nga vijnë, p.sh të marrim ..nuk dua të përmend emra vendesh, psh nëse dikush vjen nga Guinea Ekuatoriale, i cili ka marrë të gjitha mjetet e transportit për të mbërritur deri në Marok dhe nga Maroku në Libi, do të mbërrijë në Itali? Ju e ndaloni, e dërgoni direkt në Guinea Ekuatoriale dhe jo nga vendi nga ka ardhur?
Fabrizio Bucci: Nëse ai kërkon mbrojtje ndërkombëtare, atëherë në atë pikë do të kërkojë azil..
Blendi Fevziu: Po nëse kërkesa për azil nuk i pranohet?
Fabrizio Bucci: Nëse nuk i konfirmohet, dërgohet në vendin e origjinës.
Blendi Fevziu: Në vendin e origjinës, jo nga vendi i fundit nga erdhi…
Fabrizio Bucci: Jo në vendin tranzit, në vendin e origjinës.
Blendi Fevziu: Po vendi e pranon…
Fabrizio Bucci: Nëse ka marrëveshje dypalëshe riatdhesimi, po!
Blendi Fevziu: A keni marrëveshje të tillë me gjithë këto vende?
Fabrizio Bucci: Kemi shumë marrëveshje të tilla riatdhesimi.
Blendi Fevziu: Nga cili vend vijnë në Itali pjesa më e madhe e emigrantëve?
Fabrizio Bucci: Vijnë sidomos nga vende të Afrikës subsahariane, vijnë …
Blendi Fevziu: Subsahariane që ka probleme të mëdha luftrash…
Fabrizio Bucci: Po kanë probleme me luftërat, probleme të krizës ekonomike, të qeverive të paqëndrueshme, të lufëtrave civile, shumë probleme.
A mund të punojnë në Shqipëri emigrantët e kampit të Gjadrit? Ja çfarë thotë ambasadori italian
Ambasadori italian, Fabrizio Bucci thotë se emigrantët që do të akomodohen në kampin e Gjadrit nuk mund të punojnë në Shqipëri pasi mbi bazën e protokollit të marrëveshjes së nënshkruar, kjo nuk është e mundur.
Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në kampin e Gjadrit për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ambasadori Bucci shprehet se duhet nënshkruar një tjetër marrëveshje midis Shqipëri-Itali në mënyrë që kjo të realizohet.
Fevziu: Po ky diskutim që është hapur në Itali mbi vendimin e Gjykatës së Romës për t’i çuar në vende të sigurta dhe jo të sigurta, a mund të krijojë probleme për qendrën?
Bucci: Nuk e besoj, pasi qeveria jonë…
Fevziu: Po harton një ligj..
Bucci: Ka kaluar një dekret në Këshillin e Ministrave dhe ne natyrisht i respektojmë vendimet e gjyqësorit. Qeveria po shikon aktualisht sesi të menaxhohet çështja. Qendra gjithsesi është gati.
Fevziu: kur do të fillojë?
Bucci: Sapo të shpëtohen njerëz në ujërat ndërkombëtare, dhe pasi të bëhet ajo përzgjedhje e parë për të cilën folëm, do të sillen këto emigrantët azilkërkues.
Fevziu: Edhe nga një pikëpamje tjetër, Mesdheu po shndërrohet në një varrezë të madhe për emigrantët…
Bucci: Po!
Fevziu: Kjo do të zgjidhë edhe një problem humanitar.
Bucci: Ideja mbi të cilën krijuam një strukturë të tillë që është edhe për të parandaluar emigracionin klandestin që çdo vit krijojnë kushte për shumë të vdekur. Emigracionet duhet të menaxhohen dhe të rregullohen me ligj, sidomos për të shmagur vdekjet.
Fevziu: Po kjo është shumë e rëndësishme.
Bucci: Kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse emigranti klandestin mbështetet tek kriminelët që nuk kanë aspak interes për jetën e tyre, shëndeti e tyre…
Fevziu: Atyre u interesojnë vetëm paratë.
Bucci: Interesi i vetëm janë paratë, më pas i hedhin këta të gjorë në det. Mesdheu është bërë varreza e emigrantëve. Ideja jonë është ajo e rregullimit dhe menaxhimit të emigrantëve me qëllim parandalimin e emigracionit klandestin dhe t’i hapet rrugë emigracionit të ligjshëm. Kjo qendër shërben mbi të gjitha për të asistuar ata emigrantë që vijnë këtu. Por ideja është që një ditë të arrihet të rregullohen këto flukse dhe për të shmangur vdekjen e njerëzve.
Fevziu: Ne kemi një histori të gjatë emigracioni në tre dekadat e fundit, e dimë më mirë se çdokush sesa e vështirë ishte të lije vendin dhe të shkojë diku tjetër duke mos qenë as edhe i mirëpritur.
Bucci: Emigracionet janë fenomene shumë të ndërlikuara dhe nuk mund të presësh që ato të zgjidhen me formula të thjeshta, duhet ndërhyrë nga pak në të gjitha nivelet, duhet ndërhyrë në nivel të rendit publik dhe luftës kundër emigracionit klandestin, por duhet të punosh edhe në nivel ndërkombëtar për të rregulluar në mënyrë ligjore emigracionin. Evropa ka nevojë për emigrantë. Patjetër që do të ketë nevojë akoma më shumë, por ideja është që të shmanget emigranti klandestin të mbërrijë në qytetet tona, në Evropë dhe të shpërthejë një konflikt midis të varfërish, ndërmjet atyre evropianë dhe atyre emigrantë
Fevziu: Po dhe të varfrit emigrantë, dhe mund të jetë edhe më shkatërruese. Por është dhe një pyetje tjetër, nuk e di sesi do të zgjidhet. Emigrantët vijnë këtu, do të bëhet përzgjedhja e tyre që mund të kërkojnë azil dhe të shkojnë në Itali, të tjerët që duhet të riatdhësohen në vendet e tyrë të origjinës, por nëse shteti shqiptar, nëse një firmë shqiptare ka nevojë për ata emigrantë që nuk është kualifikuar për në Itali dhe dëshiron ta marrë këtu në Shqipëri?
Bucci: Në këtë moment, mbi bazën e protokollit të marrëveshjes së nënshkruar për qendrat këtu nuk është e mundur të bëhet.
Fevziu: Nuk është e mundur.
Bucci: Dy qeveritë duhet të gjejnë
Fevziu: Sepse firmat shqiptare që shkojnë deri në Bangladesh, Nepal, Kenia për të gjetur emigrantët që punojnë, po nëse këta emigrantë i gjen këtu, të cilët nuk janë të kualifikuar për në Itali, sepse nuk vijnë nga vende në vështirësi, janë emigrantë për arsye ekonomike dhe Shqipëria ka nevojë, mund t’i marrë direkt nga këtu. Por për momentin kjo është e pamundur.
Bucci: Nuk mund t’i marrë direkt nga këtu, sepse duhet realizuar një marrëveshje tjetër midis dy Qeverive. Për momentin, nuk është e mundur të bëhet mbi bazën e protokollit të marrëveshjes. Protokolli regullon vetëm këtë qendër dhe atë tipologji emigrantësh
“Mure 5 metra të larta e monitorim nga tre polici”, ambasadori Bucci zbulon kushtet e sigurisë në Gjadër
Ambasadori italian Fabrizio Bucci ka zbuluar më shumë detaje sa i takon sigurisë në zonën e kampit të Gjadrit.
Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ambasadori Buçi tregoi se vendi do monitorohet nga tre polici të ndryshme që janë Policia e Shtetit, Karabinierët dhe Guardia di Finanza. Një detaj tjetër janë edhe muret 5 metra të lartë të cilët janë një sistem ndarës mes pjesëve të kampit.
Fabrizio Bucci: Këtu kemi Policinë e Shtetit, Karabinierët, kemi tani edhe Guardia di Finanza me kontingjentin e tyre
Blendi Fevziu: Tre polici të ndryshme.
Fabrizio Bucci:Po!
Blendi Fevziu: Edhe dyert, hapen dhe mbyllen…
Fabrizio Bucci: Po! dhe këto janë të realizuara këtu nga një furnitor vendas
Blendi Fevziu: Ah qenka realizuar nga një furnitor vendas.
Fabrizio Bucci: Po!
Blendi Fevziu: Gjithçka në alumin?
Fabrizio Bucci:Sipas standarteve evropiane, por gjithsesi janë të gjithë furnitorë vendas.
Blendi Fevziu: Të gjithë furnitorë vendas.
Fabrizio Bucci: Dyert e hekurta i ka realizuar një firmë vendase.
Blendi Fevziu: Edhe këto i ka bërë një firmë shqiptare sipas standarteve italiane.
Fabrizio Bucci:Po, po!
Blendi Fevziu: Këtu kemi hyrë në pjesën e emigrantëve.
Fabrizio Bucci:Këtu po përfundon së ndërtuari e gjithë qendra, pasi nisëm me bërthamën e parë të qendrës, e cila është në gjendje të presë deri në 400-500 emigrantë.
Blendi Fevziu: Tani pra janë 400 deri në 500
Fabrizio Bucci: Vende të disponueshme
Blendi Fevziu: Dhe teorikisht kapaciteti do të jetë 3000?
Fabrizio Bucci: Maksimumi mund të arrijë deri në 3000.
Blendi Fevziu: Që do të thotë që ju keni 3000 vende
Fabrizio Bucci:Protokolli i marrëveshjes parashikon 3000 vende
Blendi Fevziu: Tani janë të disponueshme 450 vende…
Fabrizio Bucci: Tani janë 450 vende pak a shumë…
Blendi Fevziu: Këtu po ndërtoni gjithçka.
Fabrizio Bucci:Këtu po përfundojmë realizimin e qendrës. Arsyeja pse pati vonesë, pikë së pari na u desh të kryenim punimet për konsolidimin e terrenit
Blendi Fevziu: Punime që ishin të paparashikuara…
Fabrizio Bucci: Të paparashikuara. Ne po ecim ndërkohë tani mbi 7000 shtyllat prej beton arme’je
Blendi Fevziu: Po ato shtyllat 15 metra të gjerë e 70 – 80 cm të thellë.
Fabrizio Bucci:Nëse në zonë, nuk e urojmë këtë gjë, do të ketë probleme, përmbytje apo tërmete, kjo qendër nuk ka për të lëvizur as edhe një centimetër, është vendi më i konsoliduar dhe më i sigurtë…
Blendi Fevziu: Sa të larta janë muret?
Fabrizio Bucci:5 metra.
Blendi Fevziu: 5 metra… shumë e vështirë. Po këto muret që duhet të jenë pak a shumë 3.50 metra?
Fabrizio Bucci:Po, sepse ideja është e tillë që të parashikohet një sistem ndarës në mënyrë që çdo pjesë e qendrës të jetë pak a shumë e pavarur dhe e mbyllur ndaj pjesëve të tjera.
Blendi Fevziu: pashë Aviacionin Ushtarak, cfarë bën Aviacioni këtu.
Fabrizio Bucci: Aviacionin Ushtarak. Ushtria jonë ka një trupë që quhet Xhenio që merret me punimet infrastrukturore dhe cdo forcë ka Xhenion e vet. Pikërisht, dhe punimet këtu u koordinuan dhe u drejtuan nga Xhenio i Aviacionit Ushtarak, që është e njëjta që bëri për G7 në Pulja. Selia e Xhenios së Aviacionit Ushtarak ndodhet në Bari Palese. Pra kanë bërë një punë duke qenë afër.
“Marrëveshja Shqipëri-Itali, shembull”, ambasadori: Ideja që emigracioni të menaxhohen në nivel ndërkombëtar
“Ideja kryesore është të tregohet që termat migratore të menaxhohen në nivel ndërkombëtar”, kështu është shprehur ambasadori Fabrizio Bucci sa i takon marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigracionin.
Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ambasadori Bucci theksoi se duhet bërë një operacion përzgjedhës të emigrantëve dhe të rregullohet emigracioni i ligjshëm.
Fevziu: Ka ngjallur interes nga e gjithë bota, kemi parë Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Presidenten e Komisionit Evropian.
Bucci: Kancelari gjerman Scholz.
Fevziu: Kancelari gjerman…Që kur është deklaruar që emigrantët do të vijnë në Shqipëri, a ka një ulje të fluksit…
Bucci: Po ka ulje, nëse kemi parasysh 6 muajt e parë të vitit të kaluar dhe 6 muajt e këtij viti, zbarkimet vitin e kaluar kanë qenë për periudhën janar – qershor 2023 rreth 120 mijë. Kurse këtë vit jemi tek rreth mbi 40 mijë.
Fevziu: 1/3. 1/3 e zbarkimeve…
Bucci: Pësuan një rënie drastike …
Fevziu: Po ideja e realizimit të këtij kampi këtu, është ideja e Kryeministrit britanik, e Kancelarit gjerman, Von der Leyen që janë shprehur në lidhje me këtë. Është një ide le të themi për të ulur kostot për emigrantët apo për të ndaluar ardhjen e tyre?
Bucci: Është një nismë që ka si qëllim …
Fevziu: Sepse, nëse ata hyjnë në Itali, do ta gjejnë një zgjidhje për të qëndruar aty.
Bucci: Po!
Fevziu: Ndërsa nga këtu është shumë e vështirë.
Bucci: Unë mendoj se ideja kryesore është të tregohet: e para që termat migratore të menaxhohen në nivel ndërkombëtar, duke bashkëpunuar me të gjitha vendet dhe Shqipëri tregoi që është gati të bashkëpunojë. E dyta ky bashkëpunim është i rëndësishëm, sepse është i rëndësishëm menaxhimi i flukseve migratore. Pra, të bllokohet emigracioni klandestin dhe rregullimi i migracionit të rregullt
Fevziu: Për të cilën ka nevojë Evropa…
Bucci: Po për të cilën ka nevojë Evropa. Evropa ka problem edhe rritjen demografike. Pra kemi nevojë për emigrantë, por emigracionet duhet të jenë të rregulluara sipas ligjeve..
Fevziu: Dhe të kontrolluara sipas rregullave…
Bucci: Po dhe të kontrolluara për të shmangur problemet më pas
Fevziu: Emigrantët problematikë, terroristët…
Bucci: Pikërisht! Duhet bërë një përzgjedhje, duhet bërë një operacion përzgjedhjeje të emigrantëve. Pra, bllokimi i emigracionit klandestin që ndër të tjera, është në duart e organizatave kriminale dhe të rregullohet emigracioni i ligjshëm pasi kjo na intereson.
/tvklan.al