Ka startuar dje nata e parë e edicionit të katërt “Akademia e Yjeve”, sipari i spektaklit ka surprizuar teleshikuesit me duelin simbolik kuq e blu, mes 23 konkurrentëve të shkollës më të famshme në Shqipëri.
Më pas kanë nisur sfidat në kërcimin latin, hiphop e jaz, mes 6 konkurrentëve të baletit dhe tre sfidat e këngës kanë sjellë reporterin më të ri muzikor të kohës.
Mbrëmja e djeshme i dhe publikut një garë tepër etnike dhe emocione të forta. Në fund të mbrëmjes u largua Eris, konkurrente e skuadrës së kuqe e cila mbrëmë interpretoi në gjininë e hiphopit.
Eris: “Ndihem shumë mirë për vetë faktin se u mësova një muaj me jetën këtu, ishin një muaj prova dhe mu dukën më shumë se kaq. Për ketë i falënderoj të gjithë që më dhanë mundësinë.”/tvklan.al