Idriz Pasha, një pensionist nga Mati ishte mbrëmë shumë pranë fitimit të 20 mijë eurove, super çmimi i ofruar nga spektakli Kutia e Fundit në TV Kombëtar Klan.
Pasha ka luajtur me kujdes duke hapur një e nga një kutitë me çmimet e vogla e duke mos ditur se çmimin e madh e kishte pikërisht në kutinë që mbante vetë.
Por teksa ishin akoma në lojë kutitë prej 4 mijë eurosh dhe super çmimi, Pasha është ndier i pasigurt ose ndoshta nuk ka patur besim tek fati.
Pasi është konsultuar me familjarët e tij ai ka pranuar ofertën prej 720 eurosh, por vetëm disa çaste më pas, pensionisti nga Mati nuk u ka besuar syve kur pa shumën që kishte mes duarve
Kjo është hera e dytë që një lojtar i spektaklit të jashtëzakonshëm të TV Klan i afrohet shumë pranë çmimit të madh prej 20 mijë eurosh, shuma më e madhe e vënë ndonjëherë ne dispozicion për lojtaret ne emisionet televizive ne Shqipëri.
Kutitë hapen çdo ditë në Klan, ndaj të gjithë kanë shansin për të fituar çmimin e madh.
Pikërisht kjo e fundit ishte gjatë gjithë kohës nën duart e Idriz Pashës. Ai është konsultuar edhe me familjarët e tij dhe ka pranuar ofertën prej 720 eurosh duke e ndërprerë lojën e tij. Idrizi më pas e ka parë vete se cila ishte shuma që mbante kutia që kishte përpara./tvklan.al