Stavri, punonjës i ujësjellësit në Tiranë ishte në mbrëmjen e së martës shumë pranë fitores së çmimit të madh të spektaklit “Kutia e fundit”, drejtuar nga showmeni Enkel Demi në Televizionin Klan.
Plot 20 mijë euro që lojtari i emisionit të 7 të këtij spektakli kishte në kutinë me numër 22. I mbërthyer nga emocionet e lojës Stavri arriti të djegë të gjitha çmimet e tjera të mëdha dhe të vogla.
I vënë përballë dilemës, lojtari pranoi ofertën prej 350 eurosh duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh i Kutisë së fundit.
“Do marr ofertën”.
Enkel Demi: “E vendose? Je i bindur për këtë?”
“Do marr ofertën”.
Enkel Demi: “Djemtë e elektrikut thonë 20 mijë euro. Kjo është e tmerrshme. Si nuk u morëm vesh një herë.
Plot humor dhe spektakël emisioni i suksesshëm i TV Klan u mbyll duke ngjallur shpresat e lojtarëve të tjerë që ditët në vijim ndoshta do të kenë fatin të rrëmbejnë çmimin e madh./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle