Aida Shtino: “Mirëmbrëma të nderuar miq të emisionit tonë, shqiptarë kudo që ndodheni”.
Njerëz të Humbur vazhdon të publikojë shumë raste ku mbrëmjen e djeshme dy prej tyre janë kurorëzuar me gjetje.
Pikërisht historia e një djali nga Fieri që ishte larguar nga Shqipëria 14 vjet më parë, por kontaktet me familjen i kishte humbur që prej vitit 2007.
Gazetarja: “Flas me Leonard Rezhdën?”
Leonard Rezhda: “Po.”
Gazetarja: “Sa kohë ke që qëndron në Angli?”
Leonard Rezhda: “13 vjet.”
Gazetarja: “Në çfarë viti ke shkuar në Angli?”
Emocione dhe gëzim ka sjellë në jetën e Enkeled Kellos kontakti me nënën e tij biologjike.
E veçanta qëndronte se ai shoqërohej nga një tjetër nënë, ajo që e kishte rritur.
Aida Shtino: “Në këto momente për herë të parë t’i do të dëgjosh zërin e gruas që të ka sjellë në jetë.”
Enkeled Kello: “Alo, mirëmbrëma! Ju jeni nëna ime?”
Publikimi për herë të parë i historisë së një djali 11-vjeçar ngjalli kureshtjen dhe interesin e teleshikuesve, të cilët ofruan ndihmën e tyre të menjëhershme./tvklan.al