“Njerëz të Humbur” është rikthyer në ekranin e Televizionit kombëtarë Klan me një sezon të ri që ka startuar plot emocion dhe mbi të gjitha mbi gjetje të tjera.
Është bërë e mundur gjetja e Apostol Servanakut, fati i të cilit nuk dihej prej 10 vjetësh. Një adresë e saktë mbërriti nga Gjermania duke zbuluar kështu enigmën mbi fatin e Vasil Ganës, i cili kishte humbur çdo kontakt me familjen që nga viti 2004.
Por të tjera familje presin të mësojnë fatin e të afërmve të tyre, i tillë është rasti i Martin Islamaj, që emigroi drejt Malit të zi në vitin 2003. Familjarët e tij janë në pritje.
E kështu me një imazh të ri, me një vizion larg pamës e mbi të gjitha me një qëllim të qartë “Njerëz të Humbur” do të vijojë çdo javë kërkimet me synimin për të zbardhur enigmën e çdo të humburi./tvklan.al