Ndonëse fillojë në orët e vona të mbrëmjes së premtes. Njerëz të Humbur mbajti të mbërthyer përpara ekranit të TV Klan familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendit, pjesëmarrës në emision përmes telefonatave të shumta.

Rasti i djalit 11-vjeçar nga Gjermania Devid Monkemeyr, vazhdon të ketë vëmendjen intensive të teleshikuesve, shumë telefonues shfaqën solidaritetin dhe ndihmesën e tyre.

Ndihmesë të madhe dhanë emigrantët shqiptarë në Gjermani duke e ndihmuar në kontaktin si me avokatët gjerman, edhe me avokat shqiptar të punësuar në shtetin gjerman.

Mjaft prekës ishte rrëfimi i Pranvera Buçpapajt. Pas 12 vitesh ajo vihet në kërkim të gjurmëve të motrës së saj 13-vjeçare nga Tropoja Majlindës, e cila në vitin 1997 vendos të largohet duke mos dhënë asnjë destinacion.

Si pasojë e vështirësive, pa kënaqësive me të cilat do përballesh në jetën e saj. Njerëz të Humbur, trajtoi dhe raste të tjera në përpjekje për të zbardhur enigmat e tyre dhe për të bashkuar shumë persona me familjet e tyre./tvklan.al