Aida Shtino: “Mirëmbrëma të nderuar miq, shqiptarë kudo që ndodheni.”

“Njerëz të humbur” edhe këtë të premte vazhdoi rrjedhën në zbardhjen e personave që kanë humbur kontaktet prej vitesh me familjarët e tyre.

Historia e 27-vjeçares, Fahrije Habilit, do shënonte kulmin e saj. Kushtet ekonomike e bënë që ajo të dërgohej drejt shtetit italian. Koha e largët edhe pse 16 vite, natën e mbrëmshme do të shënonte bashkimin e saj me familjen.

Aida Shtino: “Sonte do ta kemi në një lidhje telefonike Anën. Mirëmbrëma, përshëndetje nga Tirana.”

“Mirëmbrëma.”

Aida Shtino: “Ana sonte do të jap një lajm shumë të mirë. Dua të të them se ne e kemi gjetur familjen tënde dhe sonte ata kanë ardhur këtu për ty. Unë do t’i jap një përqafim të ngrohtë nga ana jote Ana. Sonte unë do të thërras Fahrije.”

Emisioni vazhdoi rrjedhën e tij me një tjetër vajzë shqiptare. Luljeta Hyseni nga Korça e cila që në vitin 1997 kish humbur çdo kontakt me familjen duke lënë pas 2 fëmijët e saj.

Pëllumb Hyseni: “Mora vesh në Greqi që motra ka ikur në Itali.”

Humbja e 46-vjeçarit nga Durrësi, Arben Shalës mbeti edhe këtë mbrëmje e rrethuar në enigmën e shkëputjes së kontakteve që në vitin 1994 me familjen  e tij.

Në rreth 5 orë transmetim maratonë të kësaj mbrëmje, “Njerëz të humbur” trajtoi mjaft raste të tjera në përpjekje për të zbuluar misterin e tyre dhe për të përmbushur misionin e tij në gjetjen e personave të humbur. /tvklan.al